-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gati vendimi për Salianjin! Deputetët e PD-së “pushtojnë” gjykatën e Apelit (VIDEO)

Kryesoret

Pas pak minutash pritet që Gjykata e Apelit të japë vendimin për deputetin e PD-së, Ervin Salianji për dosjen “Babale”.

Në mbështetje të tij në gjykatë për të kërkuar drejtësi kanë shkuar disa deputetë të grupit të PD-së; Belind Këlliçi, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Kasem Mahmutaj, Isuf Çela, Selaudin Jakupllari.

Nëse sot Gjykata e Apelit do të konfirmojë vendimin e shkallës së parë që e dënoi me një vit burg, deputetit Salianji i vendosen prangat në sallën e gjyqit, gjithmonë nëse dënimi nuk konvertohet në shërbimi.

Por përse u dënua Salianji?

Deputeti dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në trafikun e drogës.

Tre janë rrugët; dënim me burg, i konvertuar në shërbim prove ose i pafajshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit