Luftë e fortë politike brenda llojit në Shkodër. Ish-kryetari i PD Shkodër Ramiz Çobaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Qendrës së Zhvillimit, Fatmir Vojvoda. Vendimin e kryebashkiakut Bardh Spahia, Çeobaj e cilëson “luftës klasash”.
“Në Bashkinë Shkoder, “Lufta e klasave zhvillohet me zikzake, herë zbutet e herë ashpërsohet, por asnjëherë nuk pushohet”. Pastrimi i radhëve nga armiqtë e partisë vazhdon…. Më në fund “u zbulua” edhe armiku i radhës Fatmir Vojvoda. Protesto edhe për Fatmirin…” shkruan me ironi Çobaj, referuar tubimit të 7 korrikut, që ka thirrur Sali Berisha.
Në muajt e fundit ka pasur disa denoncime nga grupi i Lulzim Bashës që akuzon se Bardh Spahia, i zgjedhur në bashkinë Shkodër me mbështetjen e Sali Berishës, po largon nga administrata armiqtë brenda partisë, që nuk e mbështetën në 6 mars.