-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Djali sa ishte kthyer nga Gjermania”, flasin fqinjët për masakrën në Fier

Kryesoret

Disa detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Fier, ku një 30-vjeçari, Klaudio Çobaj ka plagosur me thikën nënën e tij 50-vjeçaren-Donika Çobaj.

Fqinjët e tyre për mediat kanë treguar se i riu sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe se djali nuk ishte problematik.

“Njerëz më të mirë më të shkëlqyer, djalë më i mirë. Nuk e e kam besuar. Donika jetonte me vajzën, ndërsa ky jetonte në Gjermani. Djalin e kishte kapur Covidi, e kishte kaluar, por kishte një kollë. Mbase e ka pasur edhe nga Covidi. Ishte familja më e mirë dhe më e qetë. Unë isha në spital, nuk po e besoja. U çmenda me veten time. Asaj i ka vdekur edhe burri.”

“Shumë njerëz të mirë. Ai cuni, nuk e di të vriste zoti për të. Ishte shumë i urtë”, tha një tjetër fqinje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit