Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook, ka uruar për 74-vjetorin e lindjes bashkëshorten e tij, ditë në të cilën është edhe 51-vjetori i martesës së tyre.
“Mirëmëngjesi miq, sot familja jonë feston 74-vjetorin e më të mirës së familjes tonë, Lilit, por edhe 51-vjetorin e martesës tonë. Gëzuar Lili! Së bashku edhe shumë e shumë vite të tjera!”
Bashkëngjitur, kreu i PD ka shpërndarë edhe një foto familjare.