Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në fshatin Çepe në Belsh. Një 37-vjeçar ka qëlluar me armë zjarr pasi është konfliktuar me një 29-vjeçar për çështje pronësie.
Mësohet se nga të shtënat nuk ka të lënduar.
Autori është larguar nga vendngjarja dhe policia është vënë në ndjekje të tij.