Trekëndëshi famëkeq Beatrix-Donald-Bora vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, teksa Bora dhe Donaldi aludohet se janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Ata nuk kanë reaguar akoma për të mohuar apo pohuar këto zëra por provat flasin vetë.
Në një intervistë Beatrixa u pyet se çfarë mendon për ribashkimet e fundit që kanë ndodhur në showbizin shqiptar. Trixa e pyet gazetaren se ribashkimet e kujt, që të ishte më e qartë dhe ajo i përgjigjet për ribashkimin e Borës dhe Donaldit.
Beatrix u përgjigj mjaft e qetë duke thënë se madje i vjen mirë për dyshen. Kjo nuk është hera e parë që Trixa përballet në situata të tilla por mund të themi se kjo ishte ajo më e sikletshme.
“Ribashkimet e kujt?”, pyeti Triksa teksa gazetarja i tha: “Për shembull po përflitet gjithandej Donaldi dhe Bora që janë ribashkuar?”
“Aaa shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”, u përgjigj Trixa.