Disa detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë pasditen e djeshme në Shkodër. Agron Mahmuti (Mehmeti) është autori i ngjarjes, i cili u shpall në kërkim nga policia pas sulmi që iu bë fëmijëve të lagjes “Qemal Stafa”, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Mësohet se djali i tij dy ditë më parë ka pasur një konflikt me fëmijët që ishin në lulishte, ndaj të cilëve hapi zjarr 49-vjeçari.