-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bilanci i një nate të dhunshme në Shkup, u plagosën 47 policë

Kryesoret

47 policë janë plagosur në protestat e mbrëmshme në Shkup, ku 11 prej tyre janë me lëndime të lehta, ndërsa dy të tjerë në gjendje kritike. Kështu raportojnë mediat maqedonase, sipas të cilave, policia u sulmua me sende të forta, koktej molotov dhe fishekzjarrë. Situata më kritike mësohet se ka qenë para kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Protesta e dhunshme nisi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme para godinës së qeverisë, duke hedhur mjete piroteknike dhe sende të forta, për të vijuar më pas te Ministria e Jashtme, ndërsa situata u përshkallëzua para Kuvendit, ku turmat e protestuesve u shpërndanë rreth orës 23:00 të mbrëmjes.

Mijëra vetë protestuan dje në ditën e katërt të protestës kundër pranimit të propozimit francez nga ana e qeverisë, që do të çonte në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit