Një krim brenda familjes ka ndodhur në fshatin Remas të Lushnjes.
Mesditën e sotme pas një debati në familje djali ka vrarë babain.
Viktima është Dhimitër Stase 85-vjeç. Autori është djali i tij Andrea Stase, i cili nuk është arrestuar ende.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se djali e ka mbytur babain me duar.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen për momentin.