-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Frikë për Carlos Santana, humb ndjenjat gjatë koncertit – VIDEO

Kryesoret

Carlos Santana është një nga mitet e muzikës, që kur themeloi grupin e tij në 1966. I celebruar për aftësitë e tij si kitarist dhe muzikën karakteristike ku tingujt latinë marrin dimension tjetër në baladat rock, meksikani tashmë 74-vjeçar ishte protagonist dje i një ngjarje shqetësuese.

Teksa ishte protagonist në një koncert në Miçigan, artisti u ul në skenë dhe ndaloi së performuari, teksa stafit të tij iu desh disa sekonda për të kuptuar që në fakt kishte humbur ndjenjat.

Pas përkujdesjes shëndetësore dhe mes duartrokitjeve mbështetëse të publikut, Santana u drejtua në spital.

Menaxheri i tij deklaroi më pas që ai thjesht kishte harruar të ushqehej dhe të pinte ujë, dhe që nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, edhe pse anuloi koncertin e radhës. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit