-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Rama u tremb, veprimi që po bën për të mbuluar protestën

Kryesoret

N/kryetari i PD-së, Luçiano Boçi u shpreh sot nga selia blu se Edi Rama është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta e 7 korrikut.

Për këtë arsye, sipas deputetit të PD-së, kryeministri sa herë i duhet të mbulojë një skandal të qeverisë ai shpik një ngjarje “të madhe”, referuar zbulimit të rezervave të naftës.

“Më 23 janar 2019, Edi Rama gëzonte në Twitter për “një lajm inkurajues”. Shkruante për një rezervë të madhe nafte e gazi të zbuluar nga kompania SHELL në Shpirag.

Ai shtonte se efektet në ekonomi do të ndiheshin që në vitin 2020, pra një vit më vonë.

Kanë kaluar tre vjet e gjysmë nga lajmërimi, dhe 2 vjet nga viti 2020, dhe shqiptarët, të vetmin lajm nga nafta, gazi dhe qeveria kanë rritjen galopante të çmimeve.

Si çdo gjë në Shqipëri që e ka habinë tri ditë, edhe premtimi për rezerva të mëdha nafte do të ishte harruar, nëse Kryeministri nuk do ta kishte përsëritur dje të njëjtën rrenë.

Si vrasës serial i së vërtetës dhe mashtrues klasik, Edi Rama e përsëriti “zbulimin” e naftës.

Nga efekti në ekonomi, që parashikonte në vitin 2019, ai tha dje se rezervat e naftës dhe gazit që do të zbuloheshin nga kompania SHELL, do të ndryshonin të ardhmen e Shqipërisë.

Partia Demokratike denoncon mashtrimin e përsëritur të Kryeministrit dhe përçmon si herën e parë, ashtu edhe përsëritjen e talljes publike me shqiptarët.

Ne gjithashtu duam të bëjmë me dije edhe arsyen e riciklimit të rrenës nga Edi Rama.

Ai është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta e 7 korrikut.

Sa herë i duhet të mbulojë një skandal të qeverisë ai shpik një ngjarje “të madhe”.

Bëhet qesharak kur nuk ka më ç’të shpikë dhe riciklon. Bëhet i padurueshëm kur, në kohën e krizës së çmimeve të karburanteve, në vend që të japë zgjidhje tregon përralla me puse nafte.

I vetmi zbulim në naftë është litri me 2.1 euro, që rrënon qytetarët dhe pasuron qeveritarët.

Bashkohuni me ne, nesër në ora 19.00, para Kryeministrisë.

Kur e vërteta është në rrezik, Shqipëria është në rrezik” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit