Dy këngëtarët Renis Gjoka dhe Big Basta kanë publikuar këngën, e cila do të jetë si himn i protestës së Berishës.
Kryetari demokrat, Sali Berisha, shpërndau sot në rrjetet sociale himnin e protestës, këngën ‘Një hap përpara (Rikthimi)’ të Renis Gjokës dhe Big Basta.
Vetë këngëtari Renis Gjoka thotë se kjo këngë fton të heshturit të bëhen një zë. Sipas tij, është koha që të tregohet se nuk mund të vazhdohet kështu.
“Zgjohu, shiko…
Protesta e datës 7 korrik më zgjoi dëshirën të them dhe unë fjalën time.
Bashkë me Big Basta vendosëm të rikthejmë një këngë tonën. Vendosëm të protestojmë në mënyrën tonë, të ftojmë të heshturit të bëhemi një zë. Ua them me shpirt që është koha që të tregojmë që nuk vazhdohet më kështu.
Love for all. God is great,” shkruan këngëtari.