Një influencuese e njohur nga Maqedonia e Veriut, vajza e një politikani nga vendi fqinj, u arrestua në Mykonos për pjesëmarrje në një organizatë kriminale e cila merrej me shpërndarje kokaine.
Në grupin që “shkatërroi” Policia e Mikonosit, përveç biondes 21-vjeçare, kreu 34-vjeçar i kartelit të Shkupit, krahu i djathtë i tij një 35-vjeçar, bashkatdhetar dhe një DJ i njohur libanez nga një familje e pasur që u arrestuan, ai jeton përgjithmonë në Athinë dhe gjatë verës kalon në Mykonos, i cili dikur blinte kokainë nga banda e Shkupit.
Policia ka njoftuar se kreu i grupi ishte 34-vjeçari ndërsa vajza e politikanit gjente klientët, ajo njihej me pseudonimin “zonja e bardhë”.
Në hetimet që kryen u gjetën dhe sekuestruan drogën: 437 tableta droge XTC, 220,3 gram kokainë, 270,9 gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e kontakteve të tyre.