Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur. 67-vjeçari, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë. Ai ndërroi jetë në spital disa orë më pas.
Autori ishte Tetsuya Yamagami, që më parë kishte pjesë e marinës japoneze. Ai u arrestua në vendin e ngjarjes. Dyshohet se ai ka përdorur një armë tip shotgun të cilën e kishte bërë në mënyrë artizanale. Arma e cila është e mbështjellë me natriban të zi.
Atentati
Abe u qëllua në qafë gjatë sulmit. Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe pësoi plagë në anën e djathtë të qafës. Ai u rrëzua menjëherë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt.

Zyrtarët më herët thanë se Abe u qëllua në qafë në gjoks, duke shkaktuar gjakderdhje të konsiderueshme të brendshme. Abe u qëllua në një ngjarje të fushatës politike në Japoninë perëndimore ndërsa mbante një fjalim. Zyrtarët e sigurisë në vendngjarje e ndalën autorin e armatosur. Sulmi ndaj Shinzo Abe ka tronditur vendin.

Edhe pas dorëheqjes si kryeministër i Japonisë në vitin 2020 Abe ka mbetur aktiv politikisht. Ai është shfaqur rregullisht në media për të diskutuar rreth çështjeve aktuale; për shembull, ai i tha televizionit japonez në muajin shkurt se duhet të diskutojë një ndarje të mundshme të armëve bërthamore me anëtarët e tjerë të NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës. Liderët botërorë kanë reaguar të tronditur për ngjarjen.