Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dënuar aktin e rëndë të vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe gjatë miting elektoral në perëndim të vendit. Kreu i shtetit thotë se Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
“Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar!
Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira” shkruan Meta.