-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja rrëzon Bashën

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë që PD depozitoi në shkurt të vitit të kaluar, kur drejtohej nga Lulzim Basha për rindërtimin, lidhur me procedurën e tenderave që miratoi qeveria në aktin normativ.

Gjykata thotë se nuk arriti kuorumin, që duhet 5 vota dhe për këtë arsye kërkesa padia u rrëzua. Ligji cilësohej nga PD si klientelist.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 28.06.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se një e pesta e deputetëve), me objekt: “Shfuqizimin pjesërisht të ligjit nr. 97/2019 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore””, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin pjesërisht të zbatimit të ligjit nr. 97/2019 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore””.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese konstatoi se nuk u arrit numri i kërkuar i votave për vendimmarrje, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në lidhje me legjitimimin ratione temporis të kërkuesit për vënien në lëvizje të këtij gjykimi kushtetues për sa i përket momentit nga i cili fillon të llogaritet afati 2-vjeçar i paraqitjes së kërkesës, i parashikuar nga neni 50, pika 1, i po këtij ligji, pra nëse llogaritet nga koha e hyrjes në fuqi të aktit normativ me fuqinë e ligjit apo të ligjit miratues të tij.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese” mbyllet deklarata e gjykatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit