-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ndalet rritja e çmimeve! INSTAT: Inflacioni në qershor arriti 7.4%

Kryesoret

Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur. INSTAT në raportin e fundit thekson se inflacioni në qershor arriti në 7,4%. Sipas raportit, rritja vjetore e çmimeve në muajin qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,38 pikë përqindje, që kanë ndikimin më të madh, pasuar nga transporti me +1,53 pikë përqindje. Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,54 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,28 pikë përqindje. Çmimet e grupit “hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “pije alkoolike dhe duhan” me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “veshje dhe këpucë” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “komunikimi” dhe “shërbimi arsimor” me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “shëndeti” me +0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Qershor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet te transporti me 26,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 12,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,7 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,8 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,8 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,6 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,0 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili dhe “Shëndeti” me 0,3 %. Nga ana tjetër, grupi “Argëtim dhe kulturë” u ul me 0,9 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 30,3 %, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 19,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,5 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14,3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 10,3 %, “mish” me 9,0 %, “peshk” 8,6 %, etj. Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2022, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 1,4 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,3 % dhe “Komunikimi” me 0,2 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 4,5 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Veshje dhe këpucë”, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit