Çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë është liruar pak të shtunën.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet për shitjen e derivateve për ditën e shtunë të cilat janë valide për 24 orë.
Çmimi i benzinës është liruar për 3 centë. Të premten ka qenë 1.72 euro për litër, ndërsa të shtunën ka zbritur në 1.69 euro.
Çmimi i naftës një ditë më parë ka qenë 1.78 euro, kurse sot çmimi maksimal i lejuar për litër është 1.76 euro, dy centë më lirë.
Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar, për litër 78 euro.