-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrja ditën e Bajramit: Të rinj, mos ikni nga Shqipëria

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm besimtarët myslimanë falën Kurban Bajramin në xhami dhe sheshe në të gjithë vendin. Në Tiranë edhe këtë vit nuk u arrit që të hapet xhamia e re e Namazgjasë. Besimtarët e falën Bajramin në sheshin “Skënderbej”.

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu në fjalën e tij përpara besimtarëve kishte një thirrje për të rinjtë, që po largohen cdo ditë e më shumë nga vendi.

“Gëzuar e për shumë vite festen e Kurban Bajramit kushdo qe e feston! Vetëm te mira paçi gjithmonë bashkë me njerëzit e tu të zemrës!

Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tjetrin, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë.

Kam një apel për rininë: Pajisuni me moral të bukur, kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu, në vendin tuaj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit