Kjo është vera e ndryshimeve të mëdha te PSG. Klubi francez do të bëjë një revolucion të vërtetë, teksa në listën e largimeve janë 11 lojtarë.
Le Parisen sjell edhe emrat e tyre. Kurzawa, Ebimbe, Abdou Diallo, Idrissa Gueye, Thilo Kehrer, Julian Draxler, Leandro Paredes, Mauro Icardi, Danilo Pereira, Ander Herrera dhe Georginio Wijnaldum nuk janë në planet e trajnerit të ri të kampionëve të Francës, Christophier Galtier.
Drejtuesit janë të gatshëm të sistemojnë diku tjetër futbollistët e sipër-përmendur vetëm e vetëm që të lirohen jo vetëm nga paga e tyre, por të kompletohet me sukses operacioni i spastrimit.
