Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi britanik “BBC”, duke cituar intervistën me Willie Walsh, drejtorin e përgjithshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).
Çmimet e naftës janë rritur ndërsa ekonomitë rimëkëmben nga pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë.
Sipas Walsh-it, këto kosto do t’u kalohen konsumatorëve.
Pushuesit duhet të përgatiten që kostoja e fluturimeve të rritet, shtoi shefi i IATA-s.
“Fluturimi do të jetë më i shtrenjtë për konsumatorët, pa dyshim”, tha ai, duke shtuar se “çmimi i lartë i naftës” do të “reflektohet në çmimet më të larta të biletave”.
Pasojat nga lufta në Ukrainë i kanë rritur më tej çmimet.
SHBA-të kanë njoftuar një ndalim të plotë të importeve të naftës nga Rusia, me Mbretërinë e Bashkuar që do të heqë dorë nga furnizimet ruse deri në fund të vitit.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë thënë se do të bllokojnë shumicën e importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022.