-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më ofenduan”, Ministrja e Arsimit u drejton gishtin protestuesve kundër Johnson

Kryesoret

Ministrja e re e Arsimit, Andrea Jenkyns thotë se ajo ngriti gishtin e mesit para një turme jashtë Downing Street, si një përgjigje ndaj thirrjes së turmës.

Ajo është vënë në qendër të kritikave, pasi është filmuar duke u treguar gishtin e mesit protestuesve të fushatës “Bye Boris” që ndodheshin përpara Downing Street, duke pritur rezultatin e mbledhjes që vendosi fatin e Kryeministrit.

Deputetja konservatore e ka mbrojtur gjestin e saj ndaj turmës së protestuesve kundër Boris Johnson, duke thënë: E humba durimin, sepse më ofenduan. Kjo është vetëm njerëzore.

Deputetja konservatore dhe ministrja e re e Arsimit e sapoemëruar, gjithsesi ka pranuar se ajo ‘duhej të kishte treguar më shumë qetësi’ gjatë incidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit