-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Françesku: Lutem për paqe, mos injoroni thirrjen e të varfërve

Kryesoret

Papa Françesku ka reaguar lidhur me krizën ekonomike në Sri Lanka, pasi vendi prej ditësh është në protestë.

Gjatë fjalës së tij ai shprehet se thirrja e të varfërve duhet dëgjuar, ndërsa shtoi se lutja e tij për paqe nuk do të ndalet.

“Unë jam me popullin ukrainas që çdo ditë përballet me sulme brutale që marrin jetë njerëzish. Lutem për të gjitha familjet. Zoti e tregoftë rrugën për t’i dhënë fund kësaj luftë të çmendur”, tha ai.

Ndërsa i ndalur tek situata kaotike në Sri Lanka, Papa Françesku u shpreh: “Unë lutem për paqen, mos e injoroni britmën e të varfërve. Unë i bashkohem dhimbjes së popullit të Sri Lankës, që vuan efektet e paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike. I bëj thirrje autoriteteve t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve.”, ka thënë më tej ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit