Kaja Kallas, shefja e politiklës së jashtme të BE ka mirëpritur hapjen e pikës kufitare Rafah mes Gazës dhe Egjiptit, duke e cilësuar këtë një hap pozitiv në përpjekjet për paqe në rajon.
Ajo theksoi se kjo hapje mundëson kalimin e të sëmurëve dhe të plagosurve, duke i ofruar mundësinë për të ribashkuar familjet.
“Hapja e pikës së kalimit të Rafahut shënon një hap konkret dhe pozitiv në planin e paqes. Misioni civil i BE-së është në terren për të monitoruar operacionet e kalimit dhe për të mbështetur rojet kufitare palestineze. Për të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza, rihapja është një shpëtim. Do t’u lejojë familjeve të ribashkohen pas një kohe shumë të gjatë larg njëri-tjetrit. Hapa praktikë si ky ndihmojnë në përparimin e planit të armëpushimit dhe duhet të vazhdojë. Në të njëjtën kohë, Gaza mbetet në nevojë urgjente për ndihmë. Rindërtimi i saj do të varet nga demilitarizimi i Hamasit.”, theksoi ajo.









