Një ngjarje është regjistruar këtë të diel, në fshatin Vrap.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se një 17-vjeçar është gjetur i mbytur nga xhaxhi i tij në rezervuarin e këtij fshati. Nga të dhënat paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi: Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.