Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka rrëzuar gjuhën e arritjeve më të cilën flet ministria dhe qeveria për arsimin. Ai ka postuar disa foto nga një shkollë në Lushnje që është e degraduar.

“Keni te fala nga arritjet e fundit ne sistemin arsimor. Kjo eshte shkolla europiane e Mizes.
Alo aloo Ministriaaaa si do ja veme emrin?? Vetem per fushat e perdorim kete shkollen e mira eshte ta perdorim edhe per nxenesit jo ti degdisim ne fshatra te tjerë” shkruan ai.