-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parashikohet të ketë rritje të popullsisë, OKB: Bota do të ketë 8 miliardë banorë

Kryesoret

Kombet e Bashkuara kanë parashikuar që popullsia e botës do të arrijë deri në 8 miliardë në fund të 2022.

“Kjo na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për t’u kujdesur për planetin tonë. Është një moment për të reflektuar se ku nuk i kemi përmbushur ende angazhimet ndaj njëri-tjetrit”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Parashikimi i Departamentit të OKB-së për Çështje Ekonomike dhe Sociale thotë se popullsia e botës po rritet me ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950.

Ajo duhet të arrijë në 8.5 miliardë banorë në vitin 2030 dhe në 9.7 miliardë në vitin 2050. Sipas raportit, popullsia do të arrijë kulmin në rreth 10.4 miliardë njerëz në vitet 2080 dhe do të qëndrojë në atë nivel deri në vitin 2100.

Më shumë se gjysma e rritjes së popullsisë së botës në dekadat e ardhshme do të përqendrohet në tetë vende, thuhet në raport.

Këto vende janë: Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit