-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rënia e flokëve, maska me këta 3 përbërës do t’ju bëjë mrekulli

Kryesoret

Rënia e flokëve mund të jetë pasojë e problemeve të ndryshme, çekuilibër hormonal, stresi, ilaçe të caktuara, por edhe sëmundje të tjera

Nëse flokët po ju bien shumë më tepër se më parë, duhet të gjeni shkakun e vërtetë, sepse vetëm atëherë mund të filloni t’i sanoni në mënyrë adekuate pasojat.

Zgjidhje universale është ushqimi. Mundohuni ta pasuroni me fruta dhe perime që janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale.

Mos përdorni produkte agresive për larjen e flokëve, por shumë ekspertë rekomandojnë eksfolimin një herë në javë. Kjo do të heqë shtresën e qelizave të vdekura dhe do të forcojë rrënjën e flokëve.

Kurën mund ta bëni vetë në shtëpi, gjithçka që ju nevojitet janë:

▪ 2 lugë glinë të blerë në farmaci,
▪ 2 lugë ujë të ngrohtë,
▪ 1 lugë kripë deti.

Bashkoni të gjithë përbërësit derisa të përftoni një përzierje homogjene në formë paste.

Më pas, fërkojeni butësisht në rrënjët e flokëve me lëvizje rrethore dhe të buta.

Lëreni të veprojë për 10 minuta, më pas shpëlani flokët tërësisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit