Qyteti i Shanghai-t ka zbuluar një rast COVID-19 që përfshin një nënvariant të ri Omicron BA.5.2.1.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia Reuters, duke cituar një zyrtar vendas në një konferencë.
Ky zhvillim i ri sinjalizon ndërlikimet me të cilat përballet Kina për të vazhduar me mutacionet e reja ndërsa ndjek politikën e saj “zero-COVID”.
Rasti, i gjetur në rrethin e Pudong-ut më 8 korrik, ishte i lidhur me një rast nga jashtë, tha Zhao Dandan, zëvendësdrejtor i komisionit shëndetësor të qytetit.
Shanghai, në Kinën lindore, doli nga një shtetrrethim që zgjati rreth dy muaj në fillim të qershorit.
Varianti Omicron BA.5, i cili po nxit një valë të re infeksionesh COVID-19 jashtë shtetit, u zbulua për herë të parë në Kinë më 13 maj.
Ai kishte fluturuar në Shangai nga Uganda, sipas Qendrës Kineze për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Varianti BA.5 është treguar se ka një shkallë të përshpejtuar transmetimi dhe një aftësi të përmirësuar imuniteti, sqaroi Yuan Zhengan, një anëtar i grupit këshillimor të ekspertëve të qytetit për parandalimin e COVID-19.