Në internet është bërë virale një video në të cilën kryepeshkopi i Kretës, Evgenios, reagon me humor të veçantë ndaj përpjekjeve të vazhdueshme për të vendosur mikrofonin e tij në pozicionin e duhur, në momentin që bekonte bukën dhe studentët për rezultatet e Panhelenit.
Një burrë nga tempulli përpiqet me këmbëngulje të vendosë mikrofonin në një pozicion të përshtatshëm në mënyrë që fjalimi i Kryepeshkopit të Kretës të dëgjohet më mirë.
“Zoti e dëgjon si ta thuash”, i thotë kryepeshkopi i Kretës dhe besimtarët që ndodhen në oborrin e kishës shpërthejnë në të qeshura.