Bajram Koleci u kap nga policia e Uellsit, pasi kishte shndërruar banesën e tij në fermë për kanabis.
Më herët ambientet ai i kishte përdorur për qebaptore ku gatuante pula të pjekuara.
Vlera e bimëve narkotike të kultivuara nga Bajram mund të kapte vlerën pothuajse 200 mijë paundve. Oficerët, duke vepruar me inteligjencë hynë në godinë më 11 shkurt të këtij viti për të gjetur brenda në pronë shqiptarin dhe një burrë tjetër. Ata zbuluan gjithsej 686 bimë, nga të cilat një ekspert vlerësoi 457 prej tyre, sepse pjesa tjetër ishin në gjendje të keqe.
Pas arrestimit të tij, 63-vjeçari u tha oficerëve: “Jam detyruar. Jam trafikuar në Britaninë e Madhe dhe kam para borxh për të shlyer”. Ai shtoi se kishte qenë në Port Talbot për gjashtë muaj dhe kishte tentuar të largohej, por “u kërcënua me armë dhe u fut me forcë brenda në shtëpinë e barit”.
Koleci u konstatua se nuk kishte një vendbanim të caktuar. Avokati i tij, Stephen Thomas tha: Ai është një emigrant i paligjshëm në këtë vend. Ai erdhi në Britani për të gjetur punë dhe për t’u përpjekur për të përmirësuar jetën e tij. Ai ka një vajzë dhe grua në Shqipëri që varen prej tij dhe nuk punojnë. Ai e ka pasur shumë të vështirë të gjejë punë ndërtimi në Shqipëri prandaj ka udhëtuar në këtë vend. I pandehuri më thotë se është i sëmurë dhe diabetik dhe ka rrahje zemre të çrregullt. Ai ka punuar për ata më lart për një shpërblim të vogël.
Gjyqtari Paul Thomas e dënoi Kolecin me dy vjet e tetë muaj burg