-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LSI i përgjigjet Manjës: Kompanitë “me të vdekur” bëjnë evazion me inceneratorët

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar ndaj ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja për Presidentin Ilir Meta.

Ai u shpreh se kompanitë ”me të vdekur” bëjnë evasion me inceneratorët prej të cilëve nuk është hetuar asnjë, qoftë edhe administrativisht.

“Ulsi, Tango kerkon dy veta, a e di kete?

Nese nuk e di, po ta themi ne: Premçi dhe Mara hetojnë inceneratorët.

Ti Ulsi e di këtë. Edhe që kompanitë “me të vdekur” janë hetuar, ti tashmë e di këtë. Po a e di ti Ulsi se më kë kompani kanë bërë evazion fiskal pronarët e “vdekur”?! Me Inceneratorët Ulsi po, po me Inceneratorët që zotrote as emrin nuk artikulon dot.

E di ti Ulsi kush nga këto kompani është dënuar??? Asnjë Ulsi, asnjë.

A e di ti Ulsi nëse është hetuar qoftë edhe administrativisht ndonjë Incenerator ???? Asnjë Ulsi asnjë.

Edhe pse prej 2018 e deri më sot, hetimet vijojnë, ska asnjë rezultat për evazionin e Inceneratorëve.

Ndërkohë edhe sot u paguan 80 mijë USD.

Ulsi Tango kërkon dy veta.

Ps: Ulsi, se mos i ke marrë përsipër Erion Veliajt mbylljen e ceshtjes me prokurorët e inceneratorëve të Tiranës dhe Fierit, se do behesh kurban ti, prokuroret, reforma e gjithe shqiptaret….se Rama e qan “Kurbanin””, shkruan Braimllari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit