-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat franceze: “Autoritet bëjnë një sy qorr”, ja si shiten ilegalisht thesaret në Shqipëri

Kryesoret

Thesarët antikë po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje. Mediat franceze i kanë kushtuar një shkrim të veçantë gjuajtësëve të thesareve antike në Shqipëri.

Në artikull theksohet se si këto thesare kërkohen në mënyrë ilegale pa u kontrolluar dhe pa pasur frikë nga autoritetet duek dëmatuar zona të tëra.

Ky veprim ka revoltuar shumë arkeolog, pasi gjetjet me vlerë të çmuar i shesin në tregje ndërkombëtare.

“Copa qeramike mbushin fushat e një qyteti antik në Shqipërinë juglindore, ku grabitësit kanë bastisur malësitë e zonës në kërkim të antikave për t’ua shitur trafikantëve ndërkombëtarë. Gjuetarët e paligjshëm të thesarit operojnë pothuajse pa u ndëshkuar në vend, duke shkaktuar zemërim midis arkeologëve mbi vjedhjen e trashëgimisë kombëtare të çmuar që ushqen një treg të zi global. Qeveria thotë se po punon për masat për të mbrojtur dhe ruajtur vendet ku grabitësit gërmojnë, por deri më tani ka pak dobi – edhe pse marrja e objekteve arkeologjike është një krim, si në shumicën e vendeve. Tani e mbuluar me bimësi të egër, rajoni afër Korçës së sotme dikur ishte shtëpia e qytetit të Hijes së Korbit, ose “Hija e Korbit”, shkruhet në artikkull.

“Ka njerëz nga të gjitha rajonet që gërmojnë në këto vende,” thotë Axhem Lageshtari, një banor i zonës.

“Ata gërmojnë kudo. Kërkojnë me shpresën se do të gjejnë ar, argjend apo sende të tjera me vlerë. Ata e dëmtojnë vendin dhe plaçkitin trashëgiminë”, shton Kurti.

Në verilindje të kryeqytetit Tiranë, mbetjet e një kishe të shekullit të 11-të ose të 12-të janë shpërfytyruar me vrima të hapura nga grabitësit.

Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë duhej të mbrohej si një monument kulture, por kjo nuk i ndaloi shkelësit të plaçkisnin zonën.

“Është një luftë që Shqipëria nuk mund ta udhëheqë e vetme, përgjegjësia bie edhe mbi autoritetet e vendeve të tjera që mbyllin sytë kur këto objekte ekspozohen në muzetë e tyre”, tha arkeologu dhe historiani Neritan Ceka.

‘Një sy qorr’

Nuk ka asnjë vlerësim zyrtar për vlerën e tregut të objekteve të marra nga Shqipëria.

Por studiuesit janë të sigurt se disa nga artefaktet kanë rënë në duart e trafikantëve ndërkombëtarë dhe më pas janë shitur në ankande në muze dhe koleksione private jashtë vendit.

“Është një luftë që Shqipëria nuk mund ta udhëheqë e vetme, përgjegjësia bie edhe mbi autoritetet e vendeve të tjera që mbyllin sytë kur këto objekte ekspozohen në muzetë e tyre”, tha Neritan Ceka, arkeolog dhe historian arti.

Aktakuza e fundit e Jean-Luc Martinez-ish-kreut të Luvrit në Paris, i cili u akuzua për komplot për të fshehur origjinën e thesareve arkeologjike- theksoi shtrirjen e tregtisë së paligjshme të antikave.

Arkeologu francez Pascal Darcque tha se problemi ishte i përhapur dhe se muzetë shpesh nuk e marrin seriozisht procesin e verifikimit të objekteve për shitje dhe origjinës së tyre.

“Shitja e tyre duhet të bllokohet dhe nëse mund të përcaktohet origjina e tyre gjeografike, objekti duhet të kthehet”, tha Darcque.

Kim dhe del Monaco zotohen të fuqizojnë SPAK-un

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi një takim me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Vincenzo del Monaco, ku ndër pikat më thelbësore për të cilat u zotuan, ishin fuqizimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Përgjatë takimit, është diskutuar po ashtu edhe mbështetje për zgjedhjet e lira dhe mundësimin e votimit të diasporës shqiptare, siç kanë bërë me dije të dyja palët.

Në postime të veçanta në median sociale Twitter, por me thelb të njëjti, Kim dhe prezenca e OSBE-së në Tiranë, ravijëzojnë mundësinë e një programi të ri të masterit në fushën e kriminologjisë.

“Ramë dakord të forcojmë punën e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar. Shprehëm inkurajimin tonë që Shqipëria të mundësojë votimin nga jashtë vendit, siç përcaktohet në Kushtetutë, dhe mbetemi të gatshëm të japim ndihmën tonë”, shkruhet në postimin e OSBE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit