Komisioni i Ekonomisë dhe Financave u përfshi nga debati sot jo vetëm mes deputetëve për dekretin e ligjit për Butrintin, por edhe me aktivistët.
Për të ndjekur seancën e sotme ishin përgatitur edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, por nuk janë lejuar. Kryetari i komisionit Eduart Shalsi i ftoi në zyrë për t’i dëgjuar dhe për të diskutuar.
Ashtu sikur pritej, mbledhja ku të pranishëm ishin Aulona Kalaja, Altin Goxhaj, mbështetës të PD-së, por edhe ambientalisti Sazan Guri, etj ishte e tensionuar dhe me debat.
Njëri prej aktivistëve filmoi një pjesë të debatit. Në komision dekreti i Presidentit u rrëzua dhe në mbledhjen e ardhshme të parlamentit PS i hap rrugën përfundimisht dhënies me koncesion të Butrintit.