Në komisionin e Ligjeve po zhvillohet seanca dëgjimore bazuar në kërkesën e depozituar nga opozita mbi projektin e hartës së re gjyqësore, që ka shkaktuar debat të fortë dhe bojkot nga avokatët që prej 4 javësh nuk kanë shkuar gjyqe. Opozita e kundërshton hartën e re, por qeveria shprehet e vendosur për ta miratuar.
“Do të bënim gabim të madh nëse e politizojmë, edhe deputetët e majtë jashtë kamerave kanë të njëjtin shqetësim edhe pse nuk mund ta shprehin. Kryeministri dhe ministri i Drejtësisë kanë deklaruar se harta do të miratohet” tha Dhurata Çupi.
Dëgjesa është me;
1. Ministrin e Drejtësisë
2. Këshillin e Lartë Gjyqësor
3. Këshillin e Lartë të Prokurorisë
4. Avokatin e Popullit
5. Dhomën Kombëtare të Avokatisë
6. Komitetin Shqiptar të Helsinkit