Qeveria britanike do të mbajë një mocion votëbesimi ndaj vetes pasi bllokoi një përpjekje të tillë nga partia opozitare e Laburistëve.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi britanik “BBC”, duke konfirmuar se votëbesimi do të bëhet të hënën.
Mocioni i propozuar nga Laburistët u hodh poshtë pasi ministrat kundërshtuan formulimin e saj.
Kujtojmë se kreu i qeverisë britanike, Boris Johnson, njoftoi të enjten dorëheqjen nga posti i kreut të Partisë Konservatore, por planifikon të qëndrojë si kryeministër deri në zgjedhjen e një lideri të ri.
Pas ditësh përplasjesh për postin, Johnson u braktis nga të gjithë, përveç një grushti aleatësh, pasi skandali i fundit tronditi mbështetjen e tyre.
Shkak i pakënaqësisë së Partisë Konservatore janë bërë deklaratat e rreme të Downing Street për ish-deputetin Chris Pincher, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy kolegë.
Partia Laburiste donte një votëbesim kundër qeverisë dhe Johnson, në përpjekje për ta detyruar atë të largohej më herët.
Qeveria bllokoi përpjekjen e Laburistëve duke thënë se Johnson duhet të lihet jashtë çdo mocioni besimi.