-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pendarovski: Pranimi i propozimit francez do të mundësojë zhbllokimin e negociatave

Kryesoret

Situatat aktuale politike në vend dhe proceset lidhur me integrimet evropiane ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, e cila është për vizitë në Shkup.

Siç informon Kabineti i presidentit Pendarovski, kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Layen konfirmoi se me konferencën e parë ndërqeveritare e cila duhet të mbahet së shpejti, nëse pranohet propozimi për kornizën negociuese, fillojnë negociata konkrete dhe menjëherë fillon skrining procesi.

“Gjithashtu, me fillimin e negociatave aderuese me BE-në, sa më shpejtë të jetë e mundur do të aderohet ndaj nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, në gjuhën maqedonase dhe gjuhët tjera zyrtare të Unionit”, thuhet në njoftimin e Presidencës maqedonase.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se pranimi i propozimit francez do të mundësojë zhbllokimin e hapjes së fazës së parë të negociatave. Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski theksoi se gjuha dhe identiteti maqedonas duhet të respektohen dhe garantohen nga ana e Bashkimit Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit