Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kërkon të ndryshojë burg dhe të afrohet sa më pranë familjes.
Ai ka depozituar kërkesën në drejtorinë e burgjeve për t’u transferuar nga Fieri në burgun e Kosovës në Lushnjë.
Por pas argumentit se kërkon ndryshimin për të qenë afër familjes, pas duket se qëndron kundërshtimi i rregullores së burgut së Fierit nga Tahiri, sipas së cilës të burgosurit nuk duhet të furnizohen me ujë nga familjarët.
Në 4 shkurt të këtij viti, Saimir Tahiri u dënua me 3.4 vite burg nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.