-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti e quan “vizitë historike” atë të kryediplomatit polak

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takimin me ministrin e Jashtëm polak, njëherit kryesues aktual i OSBE-së, Zbigniew Rau, e ka quajtur takim historik.

Kështu është shprehur kryeministri përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’.

“Kënaqësi të mirëpresim ministrin e Jashtëm të Polonisë për një vizitë miqësore dhe historike”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndërsa, ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe për avancimin e raporteve dypalëshe.

“Të lidhur me vlerat e përbashkëta të BE-së dhe luftën për liri, ne patëm një diskutim mbi paqen dhe sigurinë në Evropë dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve tona”.

Edhe presidentja Osmani në takim me ministrin Rau ka folur edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Gjatë ditës shefi i OSBE-së wshta takuar edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Temë diskutimi Rau me liderët shtetëror të Kosovës e ka pasur angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit