Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë. Një majmun ka ikur nga kafazi i një biznesi privat dhe po endet i lirë në qytet.
Teksa policët tentuan ta kapnin ai filloi të ishte agresiv dhe iu shpëtoi. Ngjarja u përhap me shpejtësi në media, kjo bëri që turistët të ndihen të frikësuar.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 12 orë, “i shumëkërkuari” i polici nuk është arrestuar ende.