Kosova ka publikuar tavanin e çmimeve për shitjen e karburanteve për 24 orët e ardhshme. Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e një litre naftë është 1 euro e 75 centë, për benzinë 1 euro e 66 centë dhe për gazin 78 centë.
Krahasuar me çmimet e djeshme, nafta është shtrenjtuar me1 cent, e benzina është ulur me 1 cent.