-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edi Oga: Plazhi dhe pushimet

Kryesoret

Biznesi i bregdetit ka një specifikë; vetëm në dy muaj, investitori duhet të nxjerrë shpenzimet e tij, detyrimet ndaj shtetit, rrogat e punonjësve dhe fitimet e një viti! Prandaj mallrat dhe shërbimet në bregdet rezultojnë aq të shtrenjta, ato nuk i binden logjikës ekonomike të jetës së përditshme “larg detit”!

Këtë vit, çmimet janë më të larta se më parë dhe mundësitë e pushuesve më të reduktuara. Kjo situatë nuk rregullohet me ulje çmimesh, sepse në një rast të tillë investitorët (qofshin edhe strategjikë) nuk do të fitonin asgjë nga kjo punë.

Përkundrazi, do të dilnin me humbje. E vetmja mundësi që ky sektor të shpëtojë nga falimenti, është rritja e financave familjare, por nëse kjo ndodh, njerëzve u hipën dëshira për të ndërruar pushtetin. Mos e dhëntë Zoti! Prandaj këto investime bregdetare janë të dënuara të falimentojnë.

Personalisht do të isha për plazhin që bënim kur ishim ‘të varfër’; bukë me vete, letra dhe top, çadrën që e ngulnim ku të na donte qejfi. Dua të shtrihem në rërë ose mbi gurë. Po të jetë për dyshek, kam atë të shtëpisë.

Flas për plazhin plazh. Për atë që të kënaq se të lodh. Pushimet janë tjetër gjë. Kur do t’i bësh të dyja bashkë, do shpenzosh, nuk ke rrugë tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit