-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kufiri Slloveni-Kroaci, hiqet teli me gjemba

Kryesoret

Ushtria sllovene nisi heqjen e gardhit me tela në kufirin me Kroacinë, i cili ishte vendosur për të frenuar kalimet e emigrantëve pasi më shumë se 1 milion njerëz që u larguan nga dhuna ose varfëria hynë në Evropë në vitin 2015-të.

Zyrtarët kanë thënë se mund të duhen rreth pesë muaj përpara se të hiqet i gjithë gardhi kufitar prej gati 200 kilometrash – një kombinim i telit me gjemba dhe paneleve metalike.

Vendimi për të hequr gardhin u mor nga qeveria e re liberale e Sllovenisë, e cila mori detyrën pas zgjedhjeve në prill. Zyrtarët kanë thënë se kufiri do të monitorohet me mjete të tjera, por se është e nevojshme për të parandaluar çdo aksident dhe lëndim që mund të përballen emigrantët ndërsa kërkojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore.

“Emigracioni nuk është zhdukur dhe nuk do të zhduket, por ky tel ishte një masë jo-proporcionale,” tha ministrja e Brendshme Tatjana Bobnar, e cila ishte e pranishme në kufi. “Koha ka treguar se asnjë gardh nuk mund të parandalojë emigrimin, por ka shkaktuar shumë tragjedi dhe njerëz ishin duke vdekur” ndërsa përpiqeshin të kalonin lumin Kupa, në kufi.

Zyrtari i lartë i policisë sllovene, Bostjan shtoi se “teli i hequr do të zëvendësohet nga ndryshimi i metodave dhe taktikave të punës”, përfshi shtimin e stafit në kufi dhe bashkëpunimin e zgjeruar ndërkombëtar.

Emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika apo Azia vijnë në Slloveni nga Kroacia nëpërmjet të ashtuquajturës rrugë ballkanike. Shumë përballen me rreziqe në udhëtimet e tyre të gjata që shpesh zgjasin muaj, madje edhe vite, mes kalimesh të rrezikshme të deteve apo lumenjve, abuzimit nga kontrabandistët ose gjumit në kushte ekstreme atmosferike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit