-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesdheu në flakë

Kryesoret

Pellgu i Mesdheut evropian është tërësisht i përfshirë nga një valë temperaturash tepër të nxehta, të cilat kanë shkaktuar edhe zjarre të mëdha në disa shtete.

Prej Portugalisë, Spanjës, Francës, por edhe në Shqipëri, hektarë të tërë pyjesh janë djegur dhe vijojnë të sjellin dëme tepër të mëdha për mjedisin.

Mijëra zjarrfikës po përballen me flakët në Portugali, ku një pilot humbi jetën pasi avioni për shuarjen e zjarreve, të cilin ai po e ngiste, humbi kontrollin dhe u përplas.

Ngjarja ndodhi në kufirin mes Portugalisë dhe Spanjës, në zonën e njohur si Foz Coa.

Të dy vendet iberike janë edhe më të goditurat deri tani nga zjarret e shumta.

Në Spanjë, rreth 2 mijë e 300 persona janë zhvendosur nga banesat e tyre.

Zona turistike bregdetare po ashtu kanë parë rrezik prej flakëve dhe mbi të gjitha prej tymit të shkaktuar nga djegia e pyjeve dhe barishteve në zonat përreth.

Në Francë nga ana tjetër, në zonën e Girona-s, mbi 12 mijë njerëz janë evakuuar pas shpërthimit të disa vatrave të zjarrit njëkohësisht.

I gjithë Bashkimi Evropian ka aktivizuar mbrojtjen civile për të dërguar avionë të posaçëm në shuarjen e zjarreve, me kapacitete të mëdha të hedhjes së ujit.

Dhjetëra mijëra hektarë tokë janë djegur në të tre shtetet mesdhetare evropiane.

Shqipëria ka qenë po ashtu në qendër të vëmendjes me disa vatra të rrezikshme zjarri, ku më problematikja është shfaqur ajo në malin e Çikës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit