Ish-sekretari amerikan i shtetit, i cili dikur mendohej se ishte ndër njerëzit më besnikë të Donald Trump në presidencën e tij amerikane, është gati të garojë kundër ish-presidentit në radhët e republikanëve dhe këtë, e ka bërë me dije ai vetë.
Në një intervistë të dhënë për prestigjiozen britanike “The Times”, 58-vjeçar, ish-drejtor i inteligjencës amerikane përtej faktit se ka mbajtur postin e kryediplomatit në mandatin e Donald Trump, ka pohuar se është më se i gatshëm të garojë në primaret republikane për Shtëpinë e Bardhë.
Në takimet e para elektorale në Iowa, New Hampshire dhe South Carolina, pasi është kthyer aktivisht në jetën e tij politike dhe pasi ka humbur jo pak peshë trupore (por jo influencë sociale), ka ndërmarrë një sërë “reklamash” për të projektuar kandidaturën e tij.
Ambicia, duket se nuk i mungon. Mbi të gjitha kur përballë, ka një 76-vjeçar si Trump, i cili ka marrë shumë goditje në vitet e fundit.
Mirëpo dalja e hapur e Pompeos nuk është kaq rastësore. Në fakt, ai ka pritur kohën e duhur, kur ish-presidenti, e bëri me dije se ka ndërmend sërish të kandidojë për president në radhët e republikanëve.
Trump madje mund ta bëjë nominimin e tij publik përpara nëntorit – tre vjet nga gara e radhës presidenciale.
Vetë Trump, është përpjekur t’u prishë punë republikanëve të tjerë në dëshirat e tyre për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë.
Mirëpo, Pompeo, mendon se ai dhe ekipi i tij i kanë gjërat në vijë dhe pas “midterm-eve”, do të vendosë përfundimisht nëse garon apo jo.
“Jemi në kohën dhe vendin e duhur për të menduar se ka ardhur çasti që ne t’i shërbejmë Amerikës”, tha Pompeo. “Do të shohim më pas se çfarë mendojnë votuesit tanë në Iowa, New Hampshire dhe South Carolina”