Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me zëvendësministrin e Brendshëm, Nazim Bushi e kanë festuar me këngë miratimin e propozimit francez që hap negociatat me BE-në.
Në një video të postuar në Facebook të dy shihen të gëzuar madje dhe festojnë me një këngë, teksti i së cilës “provokon” serbët.
“Na u bënë patare o u plaçin sytë, po i ndez serbët e po shkon çetnikë” janë disa prej vargjeve të këngës.