-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba dhe shenja, çfarë mbeti në vendin e ngjarjes nga atentati në Fushë-Krujë

Kryesoret

Shenja plumbash në ndarësen e 2 korsive në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë janë konstatuar në disa dhjetëra metra në vendin e ngjarjes, ku u ekzekutuan Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Bëhet me dije se viktimat kanë janë shoferi dhe dy pasagjerët dhe autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe janë zbrazur rreth 50 plumba.

Dyshohet se persona të maskuar kanë dalë para automjetit duke qëlluar me breshëri plumbash.

Në momentin e atentatit, personi që ishte në sediljen e pasme ka dalë nga automjeti dhe tentoi të largohej me vrap.

Por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar edhe atë. Menjëherë pas ngjarjes, makina ka shpërthyer në flakë.

Ndërkohë e gjithë rruga në mbikalimin e Fushë-Krujës është bllokuar.

Besmir Hoxha dhe Brilant Martini janë dy viktima të tjera të atentatit në Fushë-Krujë.

Më herët është zbuluar identiteti i një prej viktimave në atentatin e Fshë-Krujës, ku bëhet fjalë për Diklen Vata, 30 vjeç, nga Laçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit