-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja “sy më sy” me noterët: Mos i merrni peng shqiptarët

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka marrë pjesë në Asamblenë Kombëtare të Noterisë ku wshtw shprehur se po nis një erë e re në zbatim të ligjit dhe në shërbimin dinjitoz ndaj qytetarëve. Ai u kërkoi noterëve të mos bëhen palë me institucionet financiare.

“Kisha shumë për të folur me noterët e Shqipërisë dhe zgjodha Asamblenë Kombëtare të Noterisë për t’i thënë problemet tona sy më sy.

Si Ministër i Drejtësisë, monitorues i drejtpërdrejtë i punës së tyre, them me bindje se në fushën noteriale nis një erë e re në zbatim të ligjit dhe në shërbimin dinjitoz ndaj qytetarëve.

Kam falënderuar sot bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me kryetaren e Dhomës Kombëtare të Noterisë znj. Mimoza Sadushi, por kam kërkuar me forcë: Nisjen e dixhitalizimit të arkivave, zbatimin e udhëzimeve që kanë dalë nga MD si dhe korrektësinë para ligjit si në formë edhe në përmbajtje

Kërkova me këmbëngulje që noterët të mos bëhen palë me institucionet financiare jo banka (mikrokredive), dhe të lexojnë siç parashikon ligji, detyrimet e kontratave për qytetarët, sepse në shumë raste shqiptarët po mbeten peng.

Noteria është një profesion të cilin unë e kam mbështetur përherë, ndaj kërkova bashkëpunimin e noterëve të ndershëm për të nxjerrë jashtë sistemit elementët që e bëjnë pis këtë shërbim. Në shërbim të këtij qëllimi kemi ngritur dhe kanë nisur inspektimet tematike dhe në çdo heqje liçense unë do të bëj dalje publike duke renditur abuzimet e kujtdo qoftë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit