-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta po jep medaljet e fundit

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka vlerësuar me medalje peshëngritësin Erkand Qerimaj. Së fundmi, shkodrani u shpall kampion Evrope në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në Lojërat Mesdhetare.

Kampioni shqiptar është vlerësuar me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e cila jepet për personat që arrijnë suksese të mëdha në fushat e caktuara, përfshirë edhe sportin.

“Një ditë shumë e lumtur! Pas shume viteve punë, mund e sakrifica në 20 vjet, me medalje Mesdhetare, Europiane e Botërore, bashkuar me ngritjen dhe nderimin e flamurit kombëtar në arena ndërkombëtare, vjen vlerësimi!

Falënderoj Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për vlerësimin me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’! Jam shumë i nderuar të mbaj këtë dekoratë” shkruan Qerimaj.

Në 24 korrik, pra pas 6 ditësh Ilir Meta largohet nga Presidenca, e cila përpos shumë betejave që i dhanë autoritet tjetër figurës së kreut të shtetit, do të mbetet në memorie edhe për medaljet e shumta që dha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit