Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish sot për në 28 shtator vendimin për deputetin Ervin Salianji. Avokatët e të pandehurve kanë depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës.
Deputeti u shpall fajtor në shkallën e parë për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata.
Çështjen e apeloi. Në 4 korrik vendimi u shty për sot, por sërish sot është shtyrë. Tani në apel, tre janë rrugët; dënim me burg, i konvertuar në shërbim prove ose i pafajshëm.
Deputeti dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në trafikun e drogës.